Më 8 dhjetor 1990 u fikën dritat në Qytetin Studenti. Studentët dolën. Në tetor 2026, studentët dolën përsëri.
Bëra një video 4 minutëshe, RADHA JOTE, me pamje arkivore nga dhjetori 1990 dhe shkurti 1991 (Qyteti Studenti, greva e urisë, shtatorja në Sheshin Skënderbej) dhe pamje nga protestat e këtyre ditëve, të xhiruara nga gazetarë dhe agjenci lajmesh. Pa emra politikanësh, pa parti, vetëm dy breza krah për krah.
Mbon ban moderatoret e r/FtyrGjizes. vrk
Pasi postova një teaser si story, Instagram ma mbylli llogarinë kryesore dhe tre të tjera. Kam bërë apel dhe ende nuk e di arsyen. Prandaj videoja e plotë është në YouTube:
▶ https://www.youtube.com/watch?v=6HMhYVIC-zM&list=RD6HMhYVIC-zM
Nëse keni qenë aty në ‘90–‘91, ose keni foto a video nga ato ditë, më shkruani. Po mbledh kujtesën e atyre ditëve.
Fjalët janë një letër e imagjinuar e një prindi për fëmijën, mbështetur në dëshmi të studentëve të dhjetorit 1990.